Musliu Shoshi e pyet Kurtin: A i ke 6 pikat në sinkron me ShBA-në e BE-në?

Musliu Shoshi e pyet Kurtin: A i ke 6 pikat në sinkron me ShBA-në e BE-në?

13:08, 02/02/2023

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se 6 kushtet për konsiderimin e Asociacionit të cilat i prezantoi, a i ka në sinkron me ShBA-në dhe BE-në.

”Për këto 6 pika deshta me ju pyet se a janë vetëm listë dëshirash tuajat që shkoni dhe i prezantoni në Bruksel apo i keni në sinkron me Shtetet e Bashkuara dhe Brukselin?”.

Ajo po ashtu pyeti se pse deri më tash nuk është diskutuar në Kuvend për propozimin evropian.

“E fundit ju thatë që planin ju e keni marrë më 9 shtator. Prej 9 shtator deri më sot kur është data që ju do të vendosni që këtë plan ta sillni në Kuvend, ta shohim edhe ne dhe të mos ju dëgjojmë juve. Na bjer planin, na printo dhe të kemi një seancë që të diskutojmë për këtë çështje kaq të rëndësishme”, ka thënë Musliu-Shoshi

“Unë po du me besu që ju i dini obligimet e juaja kushtetuese, po ashtu rregullat dhe procedurat, sepse keni qenë gjatë edhe si opozitar në Kuvend, Ju e dini që është obligiim i juaj kryesor që duhet me ardhë në Kuvend e me raportu për këtë proces kaq të rëndësishëm”, ka shtuar Musliu-Shoshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco