Kadrijaj me akuza ndaj VV-së: Keni afera korruptive më shumë se qeveritë e kaluara

Kadrijaj me akuza ndaj VV-së: Keni afera korruptive më shumë se qeveritë e kaluara

12:53, 02/02/2023

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në seancën e sotme plenare ka akuzuar Qeverinë Kurti për korrupsion.

Kadrijaj ka theksuar se me premtimet që Qeveria ka dhënë në fillimi të mandatit që do të ketë zero korrupsion tani është zhytur në afera korruptive.

“Qeveria në fillim të mandantit ka premtuar se do të ketë zero korrupsion, a do të thotë kjo që ju keni arrdhur të korruptuar dhe po vazhdoni me qenë të korruptuar”, tha ajo.

“Në një afat kaq të shkurtër kohor një bord që vet e keni zgjedh, vet e keni emëru tash për një periudhë shumë të shkurtër kohore, keni afera korruptive ma shumë se sa qeveritë në mandatet e tyre udhëheqëse”, shtoi Kadrijaj.

Ndërsa në vazhdimësi dëgjohet njëri nga deputetët duke thënë, “A Time i ke bo petë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco