'6 kushtet ndaj Serbisë', gazetari ekzaltohet me Kurtin, e krahason me Rilindasit

'6 kushtet ndaj Serbisë', gazetari ekzaltohet me Kurtin, e krahason me Rilindasit

12:16, 02/02/2023

Gazetari Gëzim Mekuli, ka shkruar për 6 kushtet e kryeministrit Albin Kurti për Serbinë në lidhje me Asociacionin, përcjell Syri.net Kosova

Mekuli i ekzaltuar, ka thurë elozhe për Kurtin, duke e cilësuar si kryeministër të pakorruptuar e ndjekës të udhëzimeve humane e kombëtare të Rilindasve.

"Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës, ndjekësi i udhëzimeve humane e kombëtare të Rilindasve, Albin Kurti, sot në mbledhjen e së enjtes në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka numëruar, qartë e shqip, gjashtë kushtet për formimin e një lloj "Asociacioni" e që kjo do të duhet të ndryshoj jo vetëm emrin por edhe strukturën politike, gjeografike dhe të popullësisë.
Kushti i parë sipas Kurtit është që ky organizëm të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet që janë në fuqi.
Pastaj Kurti ka garantuar se "nuk mund të ketë Asociacion monoetnik"
, ka shkruar Mekuli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco