Musliu ironizon Kurtin: Bo çka dush me “Zajednicën”, ti je i mençur dhe i gjithëdijshëm

Musliu ironizon Kurtin: Bo çka dush me “Zajednicën”, ti je i mençur dhe i gjithëdijshëm

12:17, 02/02/2023

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka ironizuar me Kryeministrin e vendit Albin Kurti, duke i thënë se mund të bëjë çfarë të dojë me “Zajednicën”, pasi ai ka shumicën dhe është i mençur dhe i gjithdijshëm.

Deputetja Musliu tha para deputetëve në Kuvendin e Kosovës se para se Kurti ta nënshkruaj “Zajednicën”, mos t’i harrojë Astrit Deharin, Mon Balajn dhe Arben Xheladinin.

Tutje deputetja e PDK-së kërkoi nga Kurti që ta rritë koeficientin e pagave, si dhe të bëjë nivelizimin e tyre.

Poashtu, Musliu kërkoi nga Kurti që të përjashtojë Martin Berishajn nga diplomacia si dhe të ndalojë ikjen e të rinjëve nga vendi.

“Albin çka dush bon me “Zajednicën, e ke shumicën dhe ban bash çka dush, je i mençur dhe i gjithdijshëm, je shumë intelegjent, i din obligimet dhe detyrat e tua Kushtetuese. Por du me të porositë që para se me nënshkru Zajednicën mos harro Arben Xheladinin, Mon Balajn e Astrit Deharin se qe dy vjet si ke përmend. Të lutem rriti pagat, përjashto Martin Berishajn prej diplomacisë, sille ligjin për nivelizimin e pagave, rrite koeficientit, ndali rritjen e ikjeve të njerëzve”, tha Musliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco