Kjo është drejtoresha e re për Zhvillim Ekonomik në Drenas

Kjo është drejtoresha e re për Zhvillim Ekonomik në Drenas

11:56, 02/02/2023

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka emëruar sot, Agnesë Kastrati Bucolli, drejtoreshë të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik.

“Znj. Kastrati Bucolli, do ta ketë përkrahjen time të plotë për fuqizimin e kompanive të komunës tonë, përmirësimin e klimës dhe lehtësirave në funksion të krijimit të vendeve të reja të punës”, ka deklaruar z. Lladrovci.

Postimi i plotë:

Sot, në kuadër të kompetencave të mia, mora vendim që znj. Agnesë Kastrati Bucolli, emërohet Drejtoreshë e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik.

Kjo Drejtori ka rëndësi të madhe për qytetarët e komunës tonë dhe vet performancën time si Kryetar, andaj, është ndër tri priortetet e mia, bashkë me Arsimin dhe Shëndetësinë.

Kastrati Bucolli, do ta ketë përkrahjen time të plotë për fuqizimin e kompanive të komunës tonë, përmirësimin e klimës dhe lehtësirave në funksion të krijimit të vendeve të reja të punës.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco