Abdixhiku: 2 shkurti është datë e pranimit të Asociacionit nga kryeministri Kurti

Abdixhiku: 2 shkurti është datë e pranimit të Asociacionit nga kryeministri Kurti

11:31, 02/02/2023

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fjalën e tij para deputetëve të vendit tha se data e sotme, 2 shkurt, është datë e pranimit të Asociacionit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se Kurti e ka futur dialogun në qorrsokak dhe asnjëherë nuk ka raportuar në Kuvend për dialogun me Vuçiqin.

“Kjo datë e sotme është datë e pranimit të Asociacionit nga kryeministri i Kosovës, nuk po them që është mirë a keq. Unë po them që kryeministri i Kosovës tha që marrëveshja e vitit 2013 që është obligim ndërkombëtar është  e bëshme me disa kushte, por e bëshme është, dhe kushti kryesor është që ky Asociacion të jetë në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës, kjo ka qenë gjithmonë. Tani kryeministri foli për një marrëveshje për një pikë, numër 10, që se dimë sepse besoni ose jo tash e 6 muaj ky dialogun me Vuciqin por asnjëherë ska ardhë me dialogu me deputetët në Kuvend. Sepse kjo qasje e tij,  jo vetëm që ka sjellë ndryshim thelbësor procesit të dialogut këto dy vjet por tani po flasim për një marrëveshje që s’është as ligjërisht e obligueshme dhe nuk qartësohet interpretimi i saktë i njohjes në të”, tha Abdixhiku në Kuvend.

Ai i tha Kurtit se e ka mbështetjen e plotë të LDK-së për respektim të rendit kushtetues të Kosovës dhe përmbyllje të procesit të dialogut.

“Por eja raporto për marrëveshje finale sepse ke futur dialogun në qorrsokak”, u shpreh Kuvendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco