KGJK i kërkon Avokatit të Popullit që ta dërgojë Ligjin për Paga në Kushtetuese

KGJK i kërkon Avokatit të Popullit që ta dërgojë Ligjin për Paga në Kushtetuese

11:31, 02/02/2023

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vlerësuar se Ligji për Pagat në Sektorin Publik dhe vendimi i Qeverisë për koeficientin paraqet një ndërhyrje të dëmshme në pavarësinë, integritetin dhe mirëfunksionimin e sistemit gjyqësor dhe se duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

KGJK ka kërkuar nga Avokatin e Popullit që të veproj në kuadër të kompetencave ligjore duke kundërshtuar këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese.

 

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe gjithë administrata gjyqësore, shprehin shqetësim që as Kuvendi dhe as Qeveria nuk kanë respektuar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për sigurimin e pacenueshmërisë së pagave të sistemit gjyqësor, prandaj ftojmë Avokatin e Popullit që të veproj në kuadër të kompetencave ligjore duke kundërshtuar këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese. Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është i vendosur që të ndërmerr të gjitha veprimet kushtetuese dhe ligjore për të mbrojtur dhe promovuar pavarësinë institucionale dhe funksionale të sistemit gjyqësor”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka vendosur në mbledhjen e djeshme që vlera monetare e koeficientit të jetë 105 euro për vitin 2023 dhe 110 euro për vitin 2024.

Ligji për Pagat në Sektorin Publik do të hyjë në fuqi nga 5 shkurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco