Bajrami: Statistikat për rritje të pagave të pasinqerta, qeveria s'po tregon që janë hequr shtesat

Bajrami: Statistikat për rritje të pagave të pasinqerta, qeveria s'po tregon që janë hequr shtesat

11:09, 02/02/2023

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po mashtron me Ligjin e Pagave dhe statistikat për rritje të pagave.

Në seancën e sotme të Kuvendit, gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës, ajo ka thënë se statistikat e prezantuara nga Qeveria janë të pasinqerta.

Sipas saj, qeveria nuk po iu tregon policëve dhe mësuesve që ua ka hequr të gjitha shtesat.

“Qeveria dje doli me statistikat e saj si gjithherë të pasinqerta. Qeveri dje nuk i tregoj policit të latë që po i ngritët paga 180 euro, por atij me pagën e shkurtit nuk i paguhet më shtesa prej 180 euro. Qeveria nuk i tregoj mësimdhënësit se atij nuk i paguhen më shtesa. Nuk i paguhen sepse ministrja e Arsimit e ka shfuqizuar Kontratën Kolektive. Nuk i paguhet edhe shtesa e kualifikimit që është 82.5 euro. Dhe nuk paguhen asnjë prej shtesave. Sepse nëse e shihni Ligjin e Pagave prej nenit 22 deri në nenin 34 janë hequr pothuajse të gjitha llojet e shtesave”, ka thënë Bajrami.

Në adresimin e saj para deputetëve, ajo ka bërë me dije me pagat e muajit shkurt do të vërtetohen mashtrimet e qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco