Kuvendi largon nga rendi i ditës shkarkimin e bordit të KPMM-së

Kuvendi largon nga rendi i ditës shkarkimin e bordit të KPMM-së

10:48, 02/02/2023

Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjtes ka larguar nga rendi i ditës shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Shkarkimin e këtij bordi e kishte kërkuar Komisioni për Ekonomi, Tregti dhe Industri, nën arsyetimin për shkelje të ligjit dhe mënyrën se si ka funksionuar ky bord deri tash.

Ky rekomandim i Komisionit pritet të shqyrtohet në një seancë tjetër.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se kjo po bëhet për shkaqe procedurale.

“Komisioni funksional e ka edhe një procedurë që duhet ta zbatojë në përputhje me rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco