Viola von Cramon për propozimin e BE-së: Ultimatum s’ka, por s’ka as integrim evropian pa marrëveshje

Viola von Cramon për propozimin e BE-së: Ultimatum s’ka, por s’ka as integrim evropian pa marrëveshje

10:38, 02/02/2023

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon deklaroi se Serbisë nuk i janë dhënë ultimatume dhe se qëllimi i përfaqësuesve të Perëndimit është t’i ofrojnë Beogradit dhe Prishtinës përparim në dialog, por  shtoi që plani i BE-së lidhet me progresin në integrimin evropian.

“Nuk ka pasur ultimatum”, ka thënë Von Cramon në një intervistë për numrin e sotëm të gazetës serbe “Vremena”, duke komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë, i cili takimin e fundit me pesëshen amerikano-evropiane e cilësoi si vendosje ultimatumi – ose pranim i planit franko-gjerman ose pezullimi i integrimit evropian.

“Të jeni të sigurt se ne nuk jemi këtu për të lëshuar ultimatume. Përfaqësuesit perëndimorë kanë ardhur me mirëbesim për t’i nisur gjërat dhe për t’i ofruar Serbisë dhe Kosovës një rrugë përpara”, tha Cramon.

Duke vënë në dukje se dialogu i Brukselit ka 12 vjet që vazhdon, ajo theksoi se bisedimet duhet të vazhdojnë “për thelbin, për të cilin bën fjalë edhe plani i BE-së”.

“Është e qartë se të gjithë në Serbi e dinë se pa një marrëveshje për Kosovën nuk do të ketë integrim në BE. Kjo është arsyeja pse unë nuk mendoj se është një çështje për të konkluduar se integrimi evropian nuk do të përparojë nëse marrëveshja dështon”, kjo është e qartë, theksoi Von Cramon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco