Lista Serbe dërgon letër proteste pas vendimit për shpronësim të tokave në Leposaviq

Lista Serbe dërgon letër proteste pas vendimit për shpronësim të tokave në Leposaviq

10:35, 02/02/2023

Lista Serbe i ka dërguar një letër proteste vendeve të QUINT-it, BE-së e KFOR-it, pas vendimit të Qeverisë e cila i shpalli me interes të veçantë publik disa prona të paluajtshme në komunën e Leposaviqit, më saktësisht në zonat kadastrale Dren dhe Leshak.

Subjekti më i madh politik i serbëve në Kosovë po konsideron se tokat “po rrëmbehen me shpronësim të paligjshëm nga Kurti”.

Për ta shpronësimi po bëhet pa bazë ligjore dhe këto “lëvizje të njëanshme kuptohen si dhunë institucionale dhe kidnapim i tokës serbe”.

“Në të njëjtën kohë në letër, u bëhet thirrje të gjithëve që urgjentisht të ndalojnë këto veprime të paligjshme dhe të parandalojnë rrezikimin e mëtejshëm të paqes, sigurisë ligjore dhe fizike të popullit tonë nga regjimi i Albin Kurtit”, kanë njoftuar Lista Serbe përmes një komunikate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco