Daçiqi pas takimit me Cholletin: Paralajmërimet e SHBA-së ndaj Kurtit për Asociacionin janë serioze

Daçiqi pas takimit me Cholletin: Paralajmërimet e SHBA-së ndaj Kurtit për Asociacionin janë serioze

10:33, 02/02/2023

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Daçiqi tha se bisedimet që ai zhvilloi në Washington ishin të suksesshme për Serbinë dhe se një tjetër konfirmim erdhi nga Departamenti i Shtetit se Asociacioni duhet të themelohet.

“SHBA-ja sinqerisht mbështet qëndrimin se Asociacioni i Komunave Serbe është diçka për të cilën është rënë dakord më parë dhe jo temë diskutimi, se duhet të formohet në mënyrë që të diskutohet më tej dhe pastaj të vazhdohet me zbatimin e marrëveshjes”, tha Daçiqi tha për Tanjug-un.

Daçiqi tutje shtoi se zyrtarët e Departamentit të Shtetit i kanë thënë se SHBA-ja do të jetë transparente për çdo gjë dhe se janë seriozë kur thonë se po e paralajmërojnë Kurtin se Asociacioni është diçka që nuk mund të diskutohet.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco