Këshilltari i zv/kryeministrit Bislimi ‘sulmon’ televizionin shqiptar: “Me apo pa qëllim, kjo nuk po bëhet”

Këshilltari i zv/kryeministrit Bislimi ‘sulmon’ televizionin shqiptar: “Me apo pa qëllim, kjo nuk po bëhet”

09:58, 02/02/2023

Klisman Kadiu, një nga këshilltarët e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, ka hedhur disa akuza ndaj televizionit ‘Top Channel’, që funksionon në Shqipëri dhe Kosovë.

Sipas tij, televizioni në fjalë, po përdor tituj ‘bombastik’ sa i përket çështjes së Kosovës.

Mori një shembull kur po diskutohej dialogu Kosovë-Serbi, ku të ftuar ishin disa njohës të çështjeve politike.

“Një televizion me tituj “bombastik” për Kosovën, pa përmbajtje apo informacion. Në çdo titull për Kosovën, shoqërohet me alarmin se erdhi lufta, apo lufta është afër. Nuk ka emision apo përmbajtje emisioni nga ky televizion, pa e patur në kryefjalë këtë paraqitje para publikut”, shkroi ai në Facebook.

Ai shtoi se opinioni publik ka nevojë për informim të saktë dhe të qartë.

“Me apo pa qëllim, kjo nuk po bëhet. Ndoshta kjo ndodh veç për disa klikime më tepër, ama efekti që shkakton është tepër më i madh e shqetësues në perceptimin dhe imazhin e opinionit publik shqiptar mbi Kosovën”, shtoi Kadiu.

“Mirë të raportohet dhe për luftimin e korrupsionit, rankimet ndërkombëtare, avancimi i rrugëtimit evropian, sanimi dhe nivelizimi i pagave e shumë fusha të tjera me interes për të ardhmen e Kosovës”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco