Sindikalisti Sefaj ia bën 'tag' Kurtit, ka 6 kërkesa për të

Sindikalisti Sefaj ia bën 'tag' Kurtit, ka 6 kërkesa për të

09:56, 02/02/2023

Sindikalisti Ali Sefaj, ka bërë gjashtë kërkesa ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përcjell Syri.net Kosova

Këto kërkesa ai i ka publikuar në Facebook.

Sefaj ka kërkuar rritje të koeficentit mbi 120 euro, teksa ka kërkuar të dërgohen për shfuqizim në Kuvend, marrëveshja për Asociacion dhe për Gjykatën Speciale.

Shkrimi i plotë i tij:

Kryeministër Albin Kurti

-Rrite vlerën e koeficientit mbi 120 euro

-Rrite pagën minimale dhe përfshij edhe veteranët në këtë rritje

-Plotëso dhe ndrysho Ligjin për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti

-Dërgo në kuvend për shfuqizim Marrëveshjen e Brukselit dhe shpallne të vdekur zajednicën

- Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale dhe

- Furnizoj spitalet me barna të listës esenciale.

Nëse nuk merren këto veprime me urgjencë migrimi ka me arritë pikun dhe kemi me mbete pa profesionistë, pa fuqi punëtore dhe pa fuqi blerëse!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco