Haradinaj-Stublla: Nëse Asociacioni është OJQ, pse duhet vendim i veçantë i qeverisë për ta themeluar

Haradinaj-Stublla: Nëse Asociacioni është OJQ, pse duhet vendim i veçantë i qeverisë për ta themeluar

08:09, 01/02/2023
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar se nuk e ka të qartë se pse duhet një vendim i veçantë i Qeverisë së Kosovës, nëse Asociacioni ka karakter të një organizate jo qeveritare.
 
Postimi i plotë:
 
Një gjë mbetet e paqartë:
 
Nëse i ashtuquajturi ‘Asociacion’ NUK po parashihet të ketë kompetenca ekzekutive (që u hodhën poshtë edhe nga Gjykata Kushtetuese) dhe se struktura e statusi ligjor i saj do të jetë i ngjashëm me atë të Asociacionit të Komunave të Kosovës - atëherë pse i duhet këtij të ashtuquajturi ‘Asociacion’ një vendim i veçantë i Qeverisë për t‘u themeluar diçka që është një OJQ e thjeshtë?!
 
Çfarëdo lirie të asociimit shtesë ligjit të mëposhtëm - e defunksionalizon përhershëm Kosovën. Disa nene nga Ligji për Lirinë e Asociimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco