'Një gjë mbetet e paqartë', ish-kryediplomatja zbulon diçka interesante rreth Asociacionit

'Një gjë mbetet e paqartë', ish-kryediplomatja zbulon diçka interesante rreth Asociacionit

22:49, 31/01/2023

Ish-kryediplomatja Meliza Haradinaj-Stublla ka theksuar se ka mbetur diçka e paqartë lidhur me krijimin e Asociacionit, shkruan Syri.net Kosova.

"Një gjë mbetet e paqartë:

Nëse i ashtuquajturi ‘Asociacion’ NUK po parashihet të ketë kompetenca ekzekutive (që u hodhën poshtë edhe nga Gjykata Kushtetuese) dhe se struktura e statusi ligjor i saj do të jetë i ngjashëm me atë të Asociacionit të Komunave të Kosovës - atëherë pse i duhet këtij të ashtuquajturi ‘Asociacion’ një vendim i veçantë i Qeverisë për t‘u themeluar diçka që është një OJQ e thjeshtë?! 
Çfarëdo lirie të asociimit shtesë ligjit të mëposhtëm - e defunksionalizon përhershëm Kosovën. Disa nene nga Ligji për Lirinë e Asociimit 👇", ka shkruar ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco