Pista që s’ateroi kurrë helikopteri për raste emergjente

Pista që s’ateroi kurrë helikopteri për raste emergjente

22:47, 31/01/2023

Në pamje të parë nuk ngjanë në atë se për çka do duhej të shërbente.

Andaj këmbësorët kalojnë këtu pa asnjë telash.

E ndërtuar për raste emergjente, pista e helikopterëve në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk është përdorur asnjëherë për këtë arsye.

Këtë e vërteton edhe gjendja në të cilën është.

E dritat që kurrë s’ju ndezën tashmë janë të dëmtuara.

Meqë Kosova ende nuk ka helikopterë, kjo pistë po shfrytëzohet nga dikush tjetër.

Aterimi i fundit i helikopterëve të KFOR u pa në korrik të vitit të kaluar.

Por sa janë të informuar qytetarët për këtë pistë?

Dikush tjetër po e sheh edhe si shqetësim mungesën e helikopterëve në vend.

Por ndryshe nga ky, dikush po shpreson që së shpejti në këtë hapësirë të aterojnë helikopterët që shteti duhet t’i blejë.

Para një viti, ishte vet shefja e shtetit e cila kërkoi ndihmë nga aleatët për blerjen e helikopterëve.

Televizioni tentoi të marrë edhe një qëndrim nga drejtori i Emergjencës rreth rasteve kur është i nevojshëm përdorimi i helikopterëve por i njëjti pavarësisht tentimeve.

 https://fb.watch/iphBH0yH-v/?mibextid=v7YzmG

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco