Bashkëpunimi në fushën e sigurisë, temë diskutimi në takimin e Mehajt me ambasadorin finlandez

Bashkëpunimi në fushën e sigurisë, temë diskutimi në takimin e Mehajt me ambasadorin finlandez

15:17, 31/01/2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Përmes një postimi në Facebook, nga Ministria bëjnë të ditur se në këtë takim u bisedua ndër të tjerash për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral ne fushat e sigurisë dhe mbrojtjes, përcjell teve1.info

“Ministri Mehaj me këtë rast shprehu interesimin për mundësinë shkëmbimit të përvojave në mes të dy ministrive të mbrojtjes si në zhvillimin e kurseve dhe trajnimeve ushtarake në kushte dimërore për pjesëtarët e FSK-së në Finlandë. Po ashtu, Ministri Mehaj i ofroi Ambasadorit Nissinen mundësinë e ofrimit të trajnimeve në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit në Kërkim-Shpëtim për pjesëtarët e ushtrisë finlandeze”, thuhet në njoftim.

Teksa, ambasadori Nissinen shprehu vullnetin e tij dhe shtetit finlandez për fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen e plotë në proceset integruese euro-atlantike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco