Rashiq pas takimit në Ambasadën amerikane: Diskutimi ishte interesant, u diskutua korniza politike e ligjore e Asociacionit

Rashiq pas takimit në Ambasadën amerikane: Diskutimi ishte interesant, u diskutua korniza politike e ligjore e Asociacionit

15:08, 31/01/2023

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, tha për Radion Evropa e Lirë se pjesëmarrësit në takimin e organizuara nga Ambasada amerikane diskutuan për kornizën politike dhe ligjore të Asociacionit dhe se “diskutimi ishte interesant”.

“Ka pasur replika dhe mendime të ndryshme, por, në përgjithësi, mendoj se cilësia e bisedimeve ka qenë në nivel të lartë”, tha Rashiq, pa dhënë detaje.

Rashiq, i cili në disa raste ka përsëritur se marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi nuk mund të injorohen, shtoi se të pranishmit në këtë takim ishin “bashkëbisedues relevantë”.

“Ka potencial për bisedime të mëtejshme”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco