Rrugës 'A' i ndryshohet emri në 'Xhim Xhema'

Rrugës 'A' i ndryshohet emri në 'Xhim Xhema'

14:39, 31/01/2023

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar për ndryshimin e emërtimit të rrugës A, me emrin e heroit Xhim Xhema.

Ky ishte propozimi i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama i cili tha se Xhema është një hero kombëtar i kohërave tona moderne.

“Xhim Xhema një patrioti i yni që me punën e palodhshme la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë moderne. Ai dha kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Emri i tij është Xhemajl Xhema, por për shkak se jetoi në Amerikë u njoftë si Xhim Xhema. Rruga A është një projekt i madh dhe me mendimin tonë ky është mesazh për t'ua përcjellë brezave të reja se njeriut tonë ja sigurojmë përjetësinë në historinë tonë”.

Ky propozim u votua më 45 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco