Asociacioni, analisti tregon se çka duhet të bëjë qeveria pas deklaratës së Hovenierit

Asociacioni, analisti tregon se çka duhet të bëjë qeveria pas deklaratës së Hovenierit

14:36, 31/01/2023

Takimi për Asociacionin në Ambasadën amerikane, ku të ftuar ishin zyrtarë nga Presidenca, Parlamenti e Qeveria, si dhe përfaqësues partiakë, shoqëri civile e ambasadorë po shihet si një filllim i mirë komunikimi për këtë çështje.

Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi thotë se Qeveria e Kosovës duhet t’i marrë përsipër të gjitha obligimet dhe të zbatojë zotimet e vendit.

Sipas Arifit, kjo është detyra primare që tani Qeveria e Kosovës duhet të bëj pas këtij takimi.

“Një fillim i mirë mes institucioneve të shoqërisë civile dhe komuniteteve të ndryshme në lidhje me Asociacionin. Qeveria pas këtij takimi duhet t’i marrë përsipër obligimet e veta dhe të zbatojë të gjitha zotimet që i ka marrë shteti i Kosovës. Kjo do të duhej të ishte detyra primare e Qeverisë dhe në këtë mënyrë mund të hap rrugë edhe më të thella me SHBA-të”, tha Arifi.

Ndërsa analisti politik, Arton Demhasaj e sheh këtë takim jo fort të rëndësishmë sepse sipas tij ishte vetëm për të disktuar rreth dy marrëveshjeve të Brukselit.

“Ky takim nuk është për t’u vlerësuar sepse ka qenë vetëm diskutues sa i përket dy prej marrëveshjeve të Brukselit, që Kosova ka obligim ndaj tyre”, tha ai.

“Na mbete të presim se do të ketë ndonjë lëvizje pozitive apo jo, nga bisedat në atë takim, ne e dimë që kemi obligim ndërkombëtar sa i përket këtyre dy marrëveshjeve”, shtoi si.

Pavarësisht kësaj, Demhasaj thotë se themelimi i Asociacionit duket të jetë problematik dhe sipas tij Qeveria e Kosovës duhet të draftoj vet një statut në lidhje me këtë çështje.

“Duke parë draftet që kanë qarkulluar, sa i përket statutit Asociacionit të publikuar nga FES mund të konsiderohet se është problematike themelimi i Asociacionit. Qeveria e Kosovës duhet marrë përbazë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të draftoj vet një statut që nuk bie ndesh me Kushtetutën dhe që është në harmoni me Gjykatën, sesa me leju që me u hartu drafte nga të tjerët”, tha Demhasaj.

Kujtojmë se, ambasadori Hovenier menjëherë pas takimit reagoi në “twitter” ku tha se duhet të zbatohen të gjitha angazhimet e dialogut.

“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore @USEmbPrishtina për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të Dialogut”, thuhet në postimin e tij.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco