Hamza njofton për menaxhimin e situatës pas vërshimeve: 200 familje patën dëme

Hamza njofton për menaxhimin e situatës pas vërshimeve: 200 familje patën dëme

14:16, 31/01/2023

Sot është mbajtur mbledhja e 17–të e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës.

Në këtë mbledhje janë diskutuar dy pika të rendit të ditës; Informatë e Kryetarit të Komunës lidhur me gjendjen në Mitrovicë pas vërshimeve dhe Raporti financiar për periudhën janar- dhjetor 2022.

Kryetari i komunës Bedri Hamza, ka prezantuar para të pranishmëve informatë mbi bazën e të dhënave preliminare të dëmeve të shkaktuara deri më tani nga vërshimet në Mitrovicë.

Ai ka thënë se ndihma ndaj familjeve të prekura nga vërshimet nuk ka munguar, ku konsiderohet të jenë afërsisht 200 familje që kanë pësuar dëme dhe përafërsisht 100 biznese, duke mos harruar dëmet e shkaktuara edhe në infrastrukturën publike, si ura, rrugë, trotuare etj.

Postimi:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco