Mungesa e barnave në QKUK Sejdiu: Gjendje e papranueshme, sistem menaxherial komplet i shthurur

Mungesa e barnave në QKUK Sejdiu: Gjendje e papranueshme, sistem menaxherial komplet i shthurur

14:02, 31/01/2023

Mungesa e barnave, penjve dhe materialeve tjera që duhen për trajtim të pacientëve në Qendrën Klinike Universitare,  tashmë është bërë situatë e zakonshme për pacientët, të cilët shpëtimin e gjejnë tek barnatoret, të cilat shesin barna me çmime të larta. Por kjo gjendje për kryetarin e Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu, është e papranueshme.  Sejdiu për “IndeksOnline” thotë se nuk presin që në sektorin e shëndetësisë të ketë avansim dhe se krejt çka pret ai është një stabilizim i gjendjes e cila është e rënduar tashmë.

” Çështja e furnizimit me barna, me materiale harxhuese është e papranueshme. Dhe fokusi jonë është në ngritjen e kapaciteteve të mjekëve dhe kushtet e punës. Tash besoj që do të ketë një ndikim dhe Ligji i pagave, të shikojmë si do të rrjedh çështja e çmimit të koeficientit dhe vetëm atëherë shpresojmë që do të stabilizohet. Nuk presim një avansim, sepse është e pamundur. Duhet të jemi real. Është e pamundur për dy vjet tash sa kanë mbet në mandatin e kësaj Qeverie, të bëhet diçka e prekshme”, thotë ai.

Ndërkaq nuk është optimist që kjo gjendje të ndryshoj, përkundër ardhjes së ministrit Arben Vitia në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.   Sipas Sejdiut, ministri Vitia ka gjetur një gjendje dhe më të rënduar se ajo që e ka lënë, në kohën kur ka dhënë dorëheqje.  Ndërsa thotë se sistemi menaxherial në shëndetësi është komplet i shthurur.

“Gjendja nuk është e mirë fare, të mos themi e rëndë. Gjendja në të cilën ministri Vitia e ka marrë tash është më e keqe se kur e ka lënë. Pa fajësu askënd. Sepse duhet një analizë e gjerë, por gjendja është më e rëndë se kur e ka lënë. Çka mund të pritet, të them të drejtën tani vetëm një stabilizim. Sepse është mandat dy vjeçar, është kohë e shkurtë për me bë reforma të prekshme. Kështu që krejt çka ne kemi ofruar mbështetje të plotë dhe z Vitia është që me u stabilizu gjendja. Flasim dhe në anën menaxheriale, sepse është një shthurje komplete, e sistemit menaxherial në shëndetësi”, thotë Sejdiu. 

Ndërkaq thotë se në gjendja në të cilën është QKUK-ja ua vështirëson tej mase punën mjekëve, të cilët po largohen nga aty, për shkak të gjendjes së rëndë.

“Vet fakti i largimit çdo ditë të mjekëve me përvojë nga SHSKUK-ja tregon se për një pjesë të mjekëve vetëm se ka fillu të jetë shumë e rëndë puna aty, për shkak të kushteve të rënda të punës. Mos pasja e pajisjeve dhe materialeve harxhuese për një trajtim të dinjitetshëm dhe normal. Është shumë e vështirë me i thanë pacientit shko blej barnat. Se e kemi të ndaluar me ligj…Në rast se ne qojmë pacientin me ble materiale harxhuese apo barna të cilat kanë kosto mjaftë të madhe në shumicën e rasteve, atëherë do të thotë fitohet menjëherë përshtypja se mjeku po përfiton dhe automatikisht rritet dhe ky percepcioni dhe më shumë i mjekut të korruptuar. Mjekut i cili merr Mito, merr përqindje nga kompanitë farmaceutike”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco