Në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, kapet kosovari – ky është identiteti i tij

Në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, kapet kosovari – ky është identiteti i tij

13:56, 31/01/2023

Arrestohet në PKK Morinë, për t’u ekstraduar drejt Gjermanisë, 45-vjeçari nga Kosova, i kërkuar ndërkombëtarisht për krime ekonomike.

I arrestuari, i dënuar me burgim nga autoritetet gjermane. Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, bazuar në analizën e riskut dhe si rezultat i punës së koordinuar me shërbimet e Interpol Tirana, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, kanë arrestuar provizorisht, në hyrje të RSH-së, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Armend Morina, 45 vjeç, banues në Gjakovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Wangen, me vendimin e datës 08.06.2021, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi dhe mbajtja e sendeve të vjedhura “,  parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Kukës, e arrestuan përkohësisht këtë shtetas, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 45-vjeçarit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco