Kollçaku për Asociacionin: Me biletë për një drejtim të gabuar, ska vajtje-ardhje

Kollçaku për Asociacionin: Me biletë për një drejtim të gabuar, ska vajtje-ardhje

13:55, 31/01/2023

Edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, është shprehur kundër formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se rruga e Asociacionit është e gabuar për shtetin e Kosovës.

 

“Me biletë për një drejtim të gabuar, nuk ka vajtje – ardhje. #përnjështetfunksional”, ka shkruar Mulhaxha-Kollçaku.

Deri me tani, shumë deputetët të partisë në pushtet kanë kundërshtuar presionin e SHBA-së dhe BE-së për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco