ORCA: Senati i UP-së i shpall plagjiatorë Bujar Dugollin dhe Ardian Kastratin

ORCA: Senati i UP-së i shpall plagjiatorë Bujar Dugollin dhe Ardian Kastratin

13:36, 31/01/2023

Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati janë konfirmuar si plagjiatorë.

Kështu ka njoftuar organizata për rritjen e cilësisë në arsim ORCA, transmeton Syri.net Kosova

“Edhe një hap në luftën kundër plagjiaturës. Në mbledhjen e djeshme të Senatit të UP-së, në pikën e dytë të rendit të ditës, u konfirmua gjetja e Këshillit të Etikës së UP-së, e cila i shpallë plagjiatorë prof. Dr. Bujar Dugollin dhe prof. Ass. Ardian Kastratin. Tashmë gjetja e ORCA-s që këta të dy janë plagjiatorë, e cila për herë të parë u bë publike në vitin 2021, e mban edhe vulën e Senatit të Universitetit të Prishtinës edhe atë të Këshillit të Etikës së Universitetit të Prishtinës”, thuhet në njoftim.

ORCA ka kërkuar nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ndërmarrjen e masave.

“Me gjithë këtë fitore të luftës kundër plagjiaturës ajo që mbetet shqetësuese është ndëshkimi qesharak për dy plagjiatorët. Kosova mund të jetë vendi i vetëm në botë, në të cilin kur institucionet shpallin dikë plagjiator, ai vazhdon punën me ndëshkim qesharak si mosmentorim i temave të masterit dhe doktoratave për një kohë të caktuar. ORCA do të angazhohet që kjo të mos mbetet kështu, prandaj i kërkojmë reagim Ministres së Arsimit znj. Arbërie Nagavci e cila ka premtuar publikisht se nuk do të ketë tolerancë për plagjiaturën, që të luajë rolin e saj si garantuese e zbatimit të ligjeve në fuqi që lidhen me arsimin, në atë mënyrë që plagjiatura të ndëshkohet në mënyrë meritore”, thuhet në komunikatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco