Ambasadori amerikan del me deklaratë pas takimit për Asociacionin

Ambasadori amerikan del me deklaratë pas takimit për Asociacionin

12:49, 31/01/2023

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, falënderon pjesëmarrësit në diskutimin e sotëm për Asociacionin. Thotë se takimi i sotëm ishte “sesion dëgjimor”.

Në Ambasadë sot kanë shkuar përfaqësues të institucioneve, partive opozitare dhe shoqërisë civile për të diskutuar rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ambasada amerikane, pas takimit, ka falendëruar pjesëmarrësit që kanë dhënë pikëpamjet dhe “ekpertizën” e tyre.

“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore në ambasadën amerikane në Prishtinë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të Dialogut”, ka shkruar Hovenier, transmeton Syri.net Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco