Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, tha se pa Asociacion, për dy vjet janë parë struktura kriminale të dirigjuara nga Serbia duke vendosur barrikada, plagosur policë e duke kërcënuar qytetarë.
Ai në llogarinë e tij Facebook ka pyetur se si mund të kërkohet themelimi i Asociacionit pa u shpërbërë strukturat kriminale në veri, pa u çarmatosur, pa dorëzim të armëve dhe pa kthim të mijëra qytetarëve në shtëpitë e tyre, transmeton Syri.net Kosova
© SYRI.net