Ambasadori i Turqisë përfundon mandatin, Konjufca e falënderon për çdo gjë

Ambasadori i Turqisë përfundon mandatin, Konjufca e falënderon për çdo gjë

12:46, 31/01/2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

“Konjufca e falënderoi ambasadorin Sakar për bashkëpunimin e frytshëm dhe kontributin e tij në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe”, thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu, kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Turqisë ndaj Republikës së Kosovës në proceset e shtetndërtimit dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

Në takim u vlerësuan të shkëlqyera raportet e deritashme dhe u ritheksua gatishmëria e dyanshme për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco