Deputetja Kurti: Asociacioni është shpërblim për barrikaduesit

Deputetja Kurti: Asociacioni është shpërblim për barrikaduesit

12:40, 31/01/2023

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka vazhduar deklaratat e saj kundër formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ajo ka kritikuar të gjithë ata që janë pro formimit të këtij mekanizmi.

Në profilin e saj në “Facebook”, Kurti ka shkruar se Asociacioni është shpërblim për barrikaduesit në veri të vendit.

“Me kërku Asociacion është si me kërku shpërblim për barrikaduesit. Kjo është t'ua dhurosh Asociacionin barrikadave. Fjalëpërfjalshëm në duar jo të sigurta. Asnjë armë nuk është dorëzuar. Duhet demilitarizim. Mandej kthim i shqiptarëve në veri. Ky duhej të ishte rendi i gjërave deri tash”, ka shkruar Kurti.

Deri me tani, shumë deputetët të partisë në pushtet kanë kundërshtuar presonin e SHBA-së dhe BE-së për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Për këtë çështja, ambasada amerikane në Prishtinë sot është duke e mbajtur një takim me përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, partive politike dhe shoqërisë civile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco