Parashikimi i Gashit nëse ka zgjedhje të reja: “Rezultati do të jetë më i lartë se 50.2%”

Parashikimi i Gashit nëse ka zgjedhje të reja: “Rezultati do të jetë më i lartë se 50.2%”

07:03, 31/01/2023

Aktivisti dhe komentatori politik, Shkëlzen Gashi thotë se është shprehur i bindur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e zbaton Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, ndonëse po kërkohet me ngul nga ndërkombëtarët që arrihet një marrëveshje me Serbinë.

Ai theksoi se shefi i qeverisë nuk jep dorëheqje pavarësisht kësaj.

“Kurti as nuk jep dorëheqje. Një çerek-shekulli ka karrierë politike mbi këto kauza”, tha ai në T7.

Ai shtoi se megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Kurti të rrëzohet.

“Mund të rrëzohet sepse ndoshta ka deputetë të Vetëvendosjen që thonë se nuk duam të prishemi me Amerikën”, shprehet Gashi në T7, transmeton Paparaci.

Po ashtu, ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, shpjegoi se Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe nuk zbatohet as duke qenë Lëvizja Vetëvendosje në opozitë.

“VV-ja në opozitë e ka parandaluar Asociacionin duke qenë edhe më e dobët”, vijoi Gashi.

Ai doli me një parashikim duke thënë se partia e Albin Kurtit, LVV-ja, do të marrë më shumë vota nëse shkohet në zgjedhje pikërisht për shkak të Asociacionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco