Sveçla: Nëse falen 100 euro nga tatimi, 80% e qytetarëve s’do të paguajnë tatim për vitin 2023

Sveçla: Nëse falen 100 euro nga tatimi, 80% e qytetarëve s’do të paguajnë tatim për vitin 2023

07:19, 31/01/2023

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka thënë se në seancën e së martës së Kuvendit Komunal të kryeqytetit, do të argumentojnë se pse është e nevojshme që nga tatimi në pronë të falen 100 euro.

Ai ka thënë se bazuar në këtë propozim, 80% e qytetarëve nuk do të paguajnë fare tatim për vitin 2023, më pas se 15 për qind do të paguajna më pak se 100 euro dhe se vetëm 5% e qytetarëve do të paguajnë mbi 100 euro.

Ai ka thënë se presin që të gjitha subjektet politike të mbështesin propozimin për këtë çështje.

“Nuk shohim arsye që propozimi të mos mbështetet, kur përfitues nga ky propozim i yni do të jenë qytetarët e komunës së Prishtinës, sidomos në një kohë të krizës ekonomike e financiare që po mbretëron në tërë globin dhe në vendin tonë”, ka theksuar Sveçla, duke shtuar se pres që subjektet politike do t’i rekomandojnë nivelit qendror që të aprovojë faljen e borxheve.

Ai ka thënë se për vlerësimin e pronave që është bërë nga Departamenti i pronës në kuadër të Ministrisë së Financave dhe transferove, kanë qenë të njoftuara të gjitha komunat.

Sipas Sveçlës komuna e Prishtinës bazuar në këtë dhe në Ligjin për tatimin në pronë e ka të pamundur që të ulë çmimin e tatimin në pronë, pasi që ai ka thënë se shumicën e rasteve aplikohet norma prej 0.15% e tatimit, që sipas ligjit është më e ulëta.

Ai ka thënë se shembullin e tyre do të duhet ta aplikojnë edhe asamblistët në komunat e tjera duke propozuar që 100 eurot e para të tatimit në pronë për këtë vit të falen.

Në këtë intervistë Sveçla ka folur edhe për punën në komunën e Prishtinës. Sipas tij qeverisja në Prishtinë është për keqardhje. “Nuk do të donim ta thoshim këtë, por vlerësojmë se vitit 2022 është vit i humbur për Prishtinën, sa i përket zhvillimit dhe mirëqenies. Investimet kapitale janë në nivel të ulët, kemi diku mbi 50 milionë euro suficit të cilin do ta bartim për këtë vit. Janë disa faktorë që kanë ndikuar në këtë, pa e anashkaluar krizën globale dhe inflacionin, por kjo ka të bëj edhe me keqmenaxhimin e kryetarit Përparim Rama dhe ekipit të tij. Nuk është kështu në të gjitha komunat e Kosovës”, ka theksuar Sveçla.

Ai ka kritikuar edhe zvogëlimin e numrit të shujtave për qytetarët e në gjendje të rëndë sociale. Sipas numri i shujtave ditore për këtë persona ka qenë rreth 1200 dhe se ai numër është përgjysmuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco