Prishtinë: Babai rrah vajzën e tij 26-vjeçare, ajo ia thërret Policinë

Prishtinë: Babai rrah vajzën e tij 26-vjeçare, ajo ia thërret Policinë

14:12, 29/01/2023

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën “Tirana” në Prishtinë”, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, të cilën e ka kërcënuar edhe me vrasje, duke i shkaktuar frikë e shqetësim.

Rastin e ka denoncuar vajza 26-vjeçare, e cila ka dhënë detaje për dhunën që ka përjetuar nga babai i saj, ku si pasojë e goditjeve ka pësuar lëndime trupore.

Denoncimi i viktimës ka aktivizuar Policinë, me ç’rast kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, ku ka dhënë deklaratë lidhur me motivet e rastit për të cilin po dyshohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe nisjen e hetimeve për veprën penale “Dhunë në familje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco