Shtetasit të Shqipërisë i vidhen paratë në Qendrën e Skijimit në Brezovicë

Shtetasit të Shqipërisë i vidhen paratë në Qendrën e Skijimit në Brezovicë

13:13, 29/01/2023

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Qendrën e Skijimt në Shtërpcë.

Një person, shtetas i Shqipërisë ka raportuar në polici se i janë vjedhur një shumë e të hollave nga vetura e tij.

Rasti është duke u hetuar.

“Viktima mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë ka raportuar se nga vetura e tij me targa të Shqipërisë i janë vjedhur para, të cilat i kishte pas në një çantë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar qe rasti të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco