Vuçiq: Serbia dëshiron dialog dhe kompromis, por ka parimet dhe pritshmëritë e veta

Vuçiq: Serbia dëshiron dialog dhe kompromis, por ka parimet dhe pritshmëritë e veta

11:37, 29/01/2023

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia planifikon të tregojë se dëshiron dialog dhe kompromis, por se ka parimet dhe pritshmëritë e veta.

Sipas tij, paqja dhe jeta normale janë të nevojshme për të gjithë qytetarët serbë.

“Ne kemi nevojë për paqe, një jetë normale për të gjithë qytetarët, rritje dhe zhvillim të mëtejshëm të vendit dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Plani është të punojmë edhe më shumë përballë sfidave, të përpiqemi të jemi më të mirët, të tregojmë se Serbia dëshiron dialog dhe kompromis, por edhe që të ketë parimet dhe pritshmëritë e veta”, tha Vuçiq.

“Kjo është arsyeja pse unë do të vazhdoj të flas me të gjithë për gjithçka dhe të luftoj edhe më shumë për Serbinë. Ne do të kemi nevojë për shumë energji dhe shumë më tepër unitet, por do ta shpëtojmë njerëzit dhe vendin do ta shtyjmë përpara, sepse kjo është e vetmja rrugë”, tha Vuçiq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco