Tentim vrasje në Gjilan: I riu ther me thikë dy persona pas sherrit te kazinotë afër Karaçevës

Tentim vrasje në Gjilan: I riu ther me thikë dy persona pas sherrit te kazinotë afër Karaçevës

11:14, 29/01/2023

Në orët e para të ditës së sotme ka ndodhur një tentim vrasje në Gjilan, ku një person ka therur me thikë dy të tjerë, pas një mosmarrëveshje që nisi në njërën nga kazinotë që veprojnë afër Karaçevës. Njëri nga të lënduarit është dërguar në gjendje të rëndë në QKUK, teksa i dyshuari ndodhet akoma në arrati.

Kështu kanë bërë me dije burimet nga Prokuroria dhe kanë njoftuar se konflikti kishte nisur në kazino e më pas kishte vazhduar në qytetin e Gjilanit. Sipas informacioneve të para, i dyshuari V.S., e kishte përcjellë viktimat, derisa ndaluan me veturën e tyre dhe aty ua zuri pritën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco