Edhe “Pastrimi” shtrenjton shërbimin – nga 4.70, fatura bëhet 6.90 euro

Edhe “Pastrimi” shtrenjton shërbimin – nga 4.70, fatura bëhet 6.90 euro

10:41, 29/01/2023

Banorët e komunës së Prishtinës paguajnë 4 euro e 70 cent në muaj për largimin e mbeturinave nga kompania “Pastrimi”.

Por, nga gjysma e këtij viti, çmimi i faturës do të bëhet më shtrenjtë. Mbi 6 e 50 cent në mua..

Ngritja e çmimit të faturës, sipas drejtorit të Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, është kërkuar edhe nga ndërmarrja “Pastrimi”.

Sipas Musliut, deri në fund të muajit mars duhet të përmbyllet planifikimi i fazës së analizës financiare e që më pas të kalojë në Kuvendin Komunal si pikë e rendit të ditës.

Shtrenjtimi i këtij shërbimi nuk është që po mirëpritet nga qytetarët.

Komuna e Prishtinës brenda vitit ka paguar 4 milionë euro ndaj ndërmarrjes “Pastrimi”, ndërsa rreth 2 milionë euro për inkasime.

Ndërsa nga kompania “Pastrimi” treguan se nuk kanë marrë ende ndonjë vendim zyrtar për shtrenjtimin e çmimit për shërbimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco