Gërvalla e ftuar në takimin Ambasadës Amerikane për Asociacionin

Gërvalla e ftuar në takimin Ambasadës Amerikane për Asociacionin

10:31, 29/01/2023

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, do të jetë pjesëmarrëse në takimin e 31 janarit, i thirrur nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me partitë politike dhe shoqërinë civile në Kosovë.

Temë diskutimi do të jetë modaliteti për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci.

“Po është ftuar kryetarja e Listës Guxo në cilësinë e zëvendëskryeministres. Në raport me pjesëmarrjen, mund të them që do jemi të përfaqësuar”, tha ajo.

Kryeministri Kurti ka njoftuar që s’do të marrë pjesë në takimin e 31 janarit në ndërtesën e Ambasadës amerikane në lagjen Dragodan sepse nuk ishte ftuar, në një intervistë për RTK2 tha se nuk e sheh të nevojshëm themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe pasi që nuk ka parë akoma ndonjë argument të fortë për themelimin e këtij mekanizmi.

“Jam gati për bisedime për të drejtat e pakicave, të komuniteteve joshumicë, jam gati për këtë. Por duhet ta kuptoni se është shumë e rëndësishme që ata që duan më shumë të drejta sesa u jep plani i Ahtisaarit, e mbajnë barrën e argumentimit – pse u duhen më shumë”, theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco