Vdekja e bashkëshortes së heroit Adrian Krasniqi, Haradinaj ngushëllon familjen

Vdekja e bashkëshortes së heroit Adrian Krasniqi, Haradinaj ngushëllon familjen

08:54, 28/01/2023

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur pikëllimin e tij për lajmin e vdekjes së Merita Mehmetaj, bashkëshortes së heroit Adrian Krasniqi.

Haradinaj ka shkruar se me Meritën ishte njohur gjatë luftës, derisa ka treguar se si ajo bashkë me Adrianin kishin kontribuar për çlirimin e vendit.

Reagimi i plotë:

 Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e hershme të Merita Mehmetaj, bashkëshortes së heroit Adrian Krasniqi.

Meritën, kisha rastin ta njoh në kohërat e vështira. Bashkë me Adrianin derisa vepronim për çlirimin e Kosovës, ajo dha kontribut të çmuar në bartje të materialit luftarak nga Shqipëria për në Kosovë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë atyre që e njohën.

U prehsh në paqe, Meritë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco