Zviceranët blejnë në Francë, por edhe atje iu rriten çmimet

Zviceranët blejnë në Francë, por edhe atje iu rriten çmimet

09:09, 10/12/2022

Çdo fundjavë, shumë që jetojnë pranë kufirit francez shkojnë për të bërë pazarin e tyre javor në Francë, me besimin se është më e lirë. Por shifrat tregojnë se për shkak të inflacionit francez dhe të ashtuquajturit ‘efekt zviceran’ përfitimet po bien.

Grupi mediatik, France Bleu dhe firma kërkimore NielsonIQ mbajnë gjurmët e çmimeve në zonat kufitare franceze dhe tregojnë se çmimi i një shporte produktesh të përdorura rregullisht është rritur me rreth 15%.

Kjo është më e lartë se mesatarja franceze – por çmimet në zonat kufitare franceze janë gjithmonë më të larta për shkak të afërsisë me Zvicrën, shkruajnë mediat zvicerane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco