Policia del me detaje të reja për plagosjen e pjesëtarit të saj në veri

Policia del me detaje të reja për plagosjen e pjesëtarit të saj në veri

08:54, 10/12/2022

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për plagosjen në Zveçan të zyrtarit të saj, policit Ekrem Neziri.

Në raportin 24-orësh, Policia ka thënë se gjithçka ka ndodhur gjatë kohës që policët po patrullonin.

Aty thuhet se në patrullë ishin tetë persona, teksa në një moment, persona të panjohur kanë shtënë me armë duke plagosur një prej tyre.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut  për jetë.

Rasti është duke u hetuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco