Policia e rajonit të Ferizajt, më e shpejta në ndërhyrje

Policia e rajonit të Ferizajt, më e shpejta në ndërhyrje

23:37, 09/12/2022

Policët e rajonit të Ferizajt kanë reagimin më të shpejtë policor në raste të ndryshme të raportimeve.

Për përgjigje në informatat që pranohen nga qytetarët apo institucionet ku nevojitet intervenimi policor, policëve të Ferizajt iu duhen vetëm 9.12 minuta kohë.

Kështu thotë raporti i inspektimit nga Inspektorati Policor i Kosovës.

E dyta pas Ferizajt rangohet Mitrovica e Jugut. Sipas IPK-së, mesatarja e reagimit nga analiza e bërë është 12.62 minuta.

Kjo pasohet nga ajo e Gjilanit me një periudhë kohore prej 13.58 minuta e Gjakova me 13.47.

E fundit në këtë listë është Mitrovica e Veriut. Në diagramin e IPK-së del që kjo drejtori ka  reagimin më të ngadaltë nga të gjitha drejtoritë tjera, pasi mesatarja e reagimit policor nga zyrtarët e kësaj drejtorie është 20.7 minuta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco