Sërish shpërthim në veri, deklarohet policia

Sërish shpërthim në veri, deklarohet policia

22:32, 09/12/2022

Policia e Kosovës e ka konfirmuar shpërthimin e fundit në veriun e vendit.

Shpërthimi ka ndodhur tek vendi që njihet si “Tre Rrokaqiejtë”.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Besim Hoti, zëdhënës i PK-së në Mitrovicën Veriore.

“Shpërthimi ka ndodh te “Tre Rrokaqiejtë”. Kemi konstatuar se kemi të bëjmë me mjet piroteknik. Ishte i zëshëm po pa dëme”, tha Hoti.

Hoti tha se nuk ka dëme e as të lënduar nga shpërthimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco