Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, zv/drejtori i IML e konfirmon se ka dhënë dorëheqje

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, zv/drejtori i IML e konfirmon se ka dhënë dorëheqje

22:19, 09/12/2022
Naim Uka ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësdrejtorit në Institutin e Mjekësisë Ligjore, pas zhdukjes së disa mostrave në rastin e Astrit Dehari nga laboratorët e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
 
Lajmin për dorëheqjen e tij e ka konfirmuar për Gazetën Express vetë Uka, i cili tha se ka dhënë dorëheqje morale dhe të parevokueshme nga pozita e zv.drejtorit të IML’së.
 
“Po, është e vërtetë se kam dhënë dorëheqje morale dhe te parevokueshme nga pozita e zv. Drejtorit të IML-së”.
 
Ministria e Drejtësisë (MD) kishte njoftuar se janë pezulluar nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjoret (IML), pas dyshimit për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit në këtë institut.
 
Sipas njoftimit të MD-së, pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore/ Ministria e Drejtësisë, mori vendim për pezullim nga puna të katër zyrtarëve.
 
Të pezulluarit janë: Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore;
 
Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore;
 
Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore;
 
Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore.
 
Lidhur me rastin e zhdukjes së provave në IML, ka pasur edhe reagime nga subjektet opozitare, duke kritikuar Haxhiun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco