Besa Çejku-Buçinca nderohet nga BKS, me çmimin e karrierës `Ibrahim Rexhepi`

Besa Çejku-Buçinca nderohet nga BKS, me çmimin e karrierës `Ibrahim Rexhepi`

22:17, 09/12/2022

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), sot në një ceremoni i ka ndarë çmimin `Ibrahim Rexhepi``, ish-gazetares së Radio Televizionit të Kosovës (RTK) Besa Çejku-Buçinca.

Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, në ndarjen e çmimit tha se Besa Çejku-Buçinca, ka dhënë kontribut të çmuar në lëminë e gazetarisë.

Kurse Besa Çejku-Buçinca, ka falënderuar BKS-në, për çmimin e karrierës.

Ndryshe prezantuesja e njohur Besa Çejku-Buçinca muaj më parë ka dhënë lajmet për herë të fundit në Radio Televizionin e Kosovës.

Ajo do të mbetet gjatë në kujtesën e shumë njerëzve pasi ishte e para që dha lajmin për bombardimet e NATO-s në Kosovë në vitin 1999.

Ndryshe ky çmim iu është ndarë edhe gazetarit Mehmet Gjata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco