Musliu-Shoshi për aplikimin në BE: Qeveria ka hyrë në vallen e politikave populliste

Musliu-Shoshi për aplikimin në BE: Qeveria ka hyrë në vallen e politikave populliste

13:07, 09/12/2022

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, në kuvendin e Republikës së Kosovës, ka folur rreth aplikimit për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Musliu-Shoshi tha se aplikimi është çështje ditësh apo javësh. Sipas saj, Qeveria ka hyrë në vallen e politikave popullsite.

“Nga Presidentja Osmani u bë e ditur se para fillimit të vitit Kosova do të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimi Evropian dhe këtë e ka konfirmuar e përsëritur disa herë edh kryeministri Kurti. Ne jemi në mes të muajit dhjetorë, aplikimi është çështje ditësh dhe çështje javësh, përderisa Republika e Kosovës është përcaktuar në rrugëtimin e saj evropian, ky padyshim që do të duhej të ishte një lajmë që na gëzon të gjithëve. Meqë vendi ka hyr në vallen e politikave popullsitë të orkestruara nga kjo qeveri është e domosdoshme t’i parashtromë disa pyetje”, theksojë Musliu-Shoshi.

Deputetja e PDK-së, ndër të tjera parashtrojë disa pyetje Qeverisë së Kosovës.

“Apo behët, ky aplikim në koordinim në njërin nga aletet e Kosovës, brenda BE-së, apo edhe më SHBA-të?, A  ka Kosova ndonjë strategji lobimi apo po aplikojmë, sikurse kemi bëre në rastin e Këshillit të Evropës, dhe në fund të mos arrijmë as të futemi në agjende dhe këto kërkesa tona në zyrtarë të institucioneve?, Për shkak se 5 vendet e BE-së nuk e njohin pavarësin e Kosovës, a është ky momentumi i duhur për aplikim, apo do të duhej që fillimisht, energjitë tona të fokusoheshin drejt arritjes se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila më pas do t’i hapte rrugë, njohjes nga 5 vendet  që akoma nuk e njeh Kosovës?, Ne duhet të kemi parasysh që BE-ja mbanë qëndrim neutral karshi statusit të Kosovës, pikërisht për shkak të këtyre vendeve anëtare që nuk e njohin Republikën tonë, nga kjo 5-she, padyshim që kemi edhe nuanca”, ka thënë ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco