Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit në IML: Jep dorëheqje zëvendësdrejtori i Institutit

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit në IML: Jep dorëheqje zëvendësdrejtori i Institutit

13:01, 09/12/2022

Ka dhënë dorëheqje zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Naim Uka. Ai dorëheqjen e ka konfirmuar për Nacionalen.

“Po, kamë dhënë dorëheqje morale”, i tha Uka shkurt Nacionales.

E dorëheqja e Ukës ka ardhur pas raportimit se në IML- saktësisht në laboratorin e Toksikologjisë janë zhdukur disa mistra me epruveta të ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit.

Për punë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të enjten përmes një konference të jashtëzakonshme ka njoftuar se mostrat e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

“Në mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, 1 epruvetë e urinës dhe 1 epruvetë e lukthit. Nga kjo dy epruveta ia kanë dhënë Instututit Zvicran dhe një policisë për ADN. Aktualisht sipas informacioneve, mungojnë 12 epruveta me gjak, 1 e urinës dhe 1 e lukthit. Në vendin ku rrinë epruvetat kanë qasje vetëm 3 persona, pra vetëm 3 persona i kanë çelësat ku ruhen mostrat”, tha Haxhiu.

E në orët e vona nga MD njoftuan se katër zyrtarë të IML-së janë suspenduar nga puna. Bëhet fjalë për katër zyrtarët të Instituti të Mjekësisë: Nardi Sheqergjiu, Flutura Goga, Ilirjana Shala, Anila Lakn

Por një ditë më pas, zyrtarët Policor të Kosovës kanë dhënë detaje për rastin. Sipas policisë rastin e ka raportua një zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“MANIPULIM ME PROVA/ Prishtinë, Tetor 2021-07.12.2022 Dëshmitarja femër kosovare zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore ka raportuar se gjatë seleksionimit, klasifikimit dhe bartjes së mostrave, kanë vërejtur se mungojnë disa mostra biologjike të një rasti. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco