Molliqaj thotë se Kurti do të tërhiqet për situatën në veri

Molliqaj thotë se Kurti do të tërhiqet për situatën në veri

11:58, 09/12/2022

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar në Facebook për situatën e tensionuar në veri, duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fund do të tërhiqet.

“Tensionet e kontrolluara, para kompromisit të madh”, i ka quajtur Mulliqi, duke thënë se u kuptua logjika dhe “i doli boja”, pasi sipas tij Kurti vetëm po e performon parimorin e guximtarin, shkruan lajmi.net.

“Metoda e kryeministrit ndaj situatës në veri të vendit është e gabueshme dhe ai e di këtë. Në fund do të tërhiqet. Dhe këtë poashtu e di mirë ai. Por, këto manovrime po na kushtojnë me jetë njerëzish.”, shkruan Molliqaj.

Ai gjithashtu ka thënë se çdo veprim që e ballafaqon qytetarin me polici e policinë me qytetar është skenar me motive keqpërdorimi.

Ky është postimi i tij i plotë:

z. Kryeministër, i doli boja. Në fund do të tërhiqeni.
Tensionet e kontrolluara, para kompromisit të madh. Kjo është logjika. E kuptuam. Mjaft e performuat parimorin e guximtarin kryeministër. I doli boja.
Metoda e kryeministrit ndaj situatës në veri të vendit është e gabueshme dhe ai e di këtë. Në fund do të tërhiqet. Dhe këtë poashtu e di mirë ai. Por, këto manovrime po na kushtojnë me jetë njerëzish.
Në vend se t’i sillnit tregimit për Kosovën dimensionin e paqes dhe vendosmërisë, ju, z. kryeministër, vetëm sa e keni deformuar atë vullnet të shprehur historikisht, duke mos përfaqësuar asgjë më shumë sesa interesin tuaj për imazhin e një politikani guximtar. Por guximi nuk është performativ.
Le ta kujtojmë se pasiguria është kryefjala e kësaj qeverie, madje në secilën sferë. Ju udhëheqni përmes pasigurisë që shkaktoni çdo ditë. Mos rrezikoni jetën e qytetarëve që në fund të lëshoheni tek llumi të cilit kinse i keni rezistuar!
Situata në veri është e rendit politik. Çdo veprim që ballafaqon qytetarin me polici, e policinë me qytetarë është vetëm skenar me motive keqpërdorimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco