VV i jep jehonë deklaratës së Konjufcës për njeriun e drejtësisë, i cili s'ka vepruar për kriminelët e veriut

VV i jep jehonë deklaratës së Konjufcës për njeriun e drejtësisë, i cili s'ka vepruar për kriminelët e veriut

23:33, 08/12/2022

Deklaratën e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca se njeriu kryesor i drejtësisë, e ka dosjen në tavoloinë për të gjithë kriminelët e veriut deri në detaje prej shtatorit të vitit të kaluar e nuk ka vepruar asgjë, Lëvizja Vetëvendosje e ka nxjerrur edhe me video, shkruan Syri.net Kosova.

Në deklaratë Konjufca mes tjerash ka theksuar:

"Njeriu kryesor i sistemit të drejtësisë, njeriu kryesor, prej muajit shtator të vitit të kalum e ka dosjen e plotë të bandave kriminale të veriut. Asnjë veprim hiç, asnjë veprim, asnjë milimetër hiç. Njeriu kryesor i drejtësisë. Ai që po don me kanë në krye të drejtësisë. Prej shtatorit të vitit të kaluar, një vit e tre muaj, 15 muaj, e ka në tavolinë dosjen voluminoze me krejt emrat, me krejt fotografitë, me krejt incizimet e personave të cilët janë kryesorët të cilët e bëjnë organizimin e krimit në pjesën e veriut të Kosovës".

E njeriu kryesor i drejtësisë në vend është Blerim Isufaj, i cili është zgjedhur edhe Kryeprokuror i Shtetit, por që ende nuk është dekretuar nga presidentja Vjosa Osmani.

Blerim Isufaj aktualisht udhëheq Prokurorinë Speciale, e cila është e mandatuar t’i ndjekë krimet më komplekse.

Postimi i plotë:

''Njeriu kryesor i sistemit të drejtësisë, njeriu kryesor, prej muajit shtator të vitit të kalum e ka dosjen e plotë të bandave kriminale të veriut. Asnjë veprim hiç, asnjë veprim, asnjë milimetër hiç. Njeriu kryesor i drejtësisë. Ai që po don me kanë në krye të drejtësisë. Prej shtatorit të vitit të kaluar, një vit e tre muaj, 15 muaj,  e ka në tavolinë dosjen voluminoze me krejt emrat, me krejt fotografitë, me krejt incizimet e personave të cilët janë kryesorët të cilët e bëjnë organizimin e krimit në pjesën e veriut të Kosovës'', Kryeparlamentari Konjufca.

LEXO EDHE: Konjufca: Dosjen e kriminelëve në veri e ka njeriu kryesor i drejtësisë, por s'po ndërmerr asgjë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco