Krasniqi: Sot në dialog, nuk flitet për ulësen e Kosovës në OKB

Krasniqi: Sot në dialog, nuk flitet për ulësen e Kosovës në OKB

23:45, 07/12/2022

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se një marrëveshje finale me njohje të ndërsjellë me Serbinë, do të zgjidhte konfliktin e ngrirë me shtetin serb.

Krasniqi në Prime Time ka thënë se vite më parë Kosova diskutonte edhe për ulësen në OKB, por tani një temë e tillë nuk është më në tavolinën e diskutimeve.

“Ulësja e OKB-së fatkeqësisht sot nuk është në tavolinë. Ka qenë dikur. Ne kemi diskutuar për një përfundim, për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB ka qenë edhe më i lehtë. Sot nuk është opsion. Sot, situata pa njohjen e ndërsjellë do të ishte shumë problematike. Duhet njohja e ndërsjellë. Kosova s’duhet të heq dorë nga njohja e ndërsjellë si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Por, do të krijohej një status-quo e re, ne sot e kemi një status-quo, por do ta krijojmë edhe një tjetër”, tha mes tjerash Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco